Vendim per pension ushqimor

Pershendetje,

Ne baze te nje vendimi gjyqesor marr pension ushqimor per djalin me masen 10.000 leke. Ish-bashkeshorti nuk i ka paguar detyrimet qe i takojne sipas ketij vendimi. I jam drejtuar zyres permbarimore, por per arsye te ndryshme nuk eshte kryer ekzekutimi, ndonese eshte leshuar nje urdher sekuestro. I jam drejtuar gjithashtu edhe gjykates penale me kerkese per vepren penale te “Mosdhenies se mjeteve per jetese”.

Ne kushtet kur i padituri nuk ka paguar (sic ju shpjegova me lart), edhe pse ndaj tij eshte leshuar nje urdher sekuestrimi, a e vleresoni se kjo perben veper penale dhe eshte objekt gjykimi? Seancen e kam pas 3 ditesh. Shuma eshte 2 milion e gjysem leke. Faleminderit,


Qytetari: N. S. Data: 21 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vendim per pension ushqimor”

  1. Pershendetje,
    Neni 125 i Kodit Penal parashikon se mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Ne rastin tuaj konkret duke qene se ish-bashkeshorti juaj nuk po permbush detyrimet ligjore qe rrjedhin edhe nga nje vendim gjykate, eshte subjekt i kesaj vepre penale dhe mund te perbeje objekt gjykimi ne nje proces penal. Sidoqofte, duhet te keni parasysh, qe nje veper penale te konsiderohet e konsumuar dhe personi te mbaje pergjegjesi duhet te permbushen disa kritere te elementeve objektiv dhe subjektiv te vepres penale. Pra, ish-bashkeshorti juaj duhet te kete kryer kundravajtjen penale duke pasur faj. Nese qellimisht ai nuk permbush detyrimet ligjore, edhe pse i ka mundesite, ai duhet te mbaje pergjegjesi. Nese ish-bashkeshorti juaj, nuk ka asnje mundesi praktike per te paguar detyrimin ushqimor, eshte i papune dhe nuk ka asnje pasuri tjeter, ne kete rast personi nuk mund jete subjekt i vepres penale.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet