Vazhdimi i metejshem i gjykimit

Pershendetje,

Kam nje proces gjyqsor civil me nje gjyqtar  (pas perjashtimit te gjyqtares se meparshme) ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane. Duke qene se ndodhem larg ne Gjermani (jam nenshtetas gjerman), per shkak te mbylljes se kufijve, kam shqetesimin se mos pa pranine time aty mund te behen dallavere, per gjoja mos paraqitjen time ne ate date qe mund ta caktojne apriori!!! I padituri nga ana ime eshte ndertues dhe nje gjyq te tille ku ishte i paditur nga nje pronar tjeter e ka pushuar para disa vitesh ne menyre korruptive dhe te njejten gje beri edhe me gjyqtaren qe perjashtova.

Pyetja ime eshte si duhet te veproj per te parandaluar nje mundesi te tille abuzive. Faleminderit nese me pergjigjeni per sa me siper


Qytetari: R. L. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vazhdimi i metejshem i gjykimit”

  1. Pershendetje,
    Ne baze te vendimit nr.127, datë 10.03.2020 “Për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë” veprimtaria e gjykatave ka qene e pezulluar dhe e kufizuar vetëm per çështjet me natyrë të ngutshme.Te gjitha seancat gjyqesore jo te ngutshme jane shtyre, dhe afatet jane pezulluar, per kete arsye deri me sot gjate kesaj periudhe nese ceshtja juaj nuk ka qene ne nje nga kategorite e ceshtjeve me natyre te ngutshme, atehere nuk eshte zhvilluar asnje seance dhe nuk eshte percaktuar asnje date e re. Prej dites se sotme duhet te kerkoni informacion ne lidhje me procesin tuaj. Nje menyre eshte edhe duke aksesuar faqen e gjykates se Tiranes: http://www.gjykatatirana.gov.al/, duke gjetur ceshtjen sipas gjyqtarit qe po e gjykon aktualisht, me kodin e ceshtjes.

    Ne vijim, sa i perket pyetjes suaj, perjashtimi i gjyqtarit, kur vereni njeanshmeri ne drejtimin apo gjykimin e ceshtjes eshte nje nga mjetet ligjore qe mund te perdorni. Per me tej, ankimi ndaj vendimit eshte gjithashtu nje mjet per te kerkuar ndryshimin e vendimit te dhene ne kundershtim me ligjin.

    Duhet te mbani ne konsiderate se gjykimi ne mungese te nje pale (pa e njoftuar rregullisht ate) apo pushimi i gjykimit ne kundershtim me rregullat e Kodit te Procedures Civile, perbejne shkaqe ligjore per te cilat, pas ankimit tuaj, Gjykata e Apelit prish vendimin e shkalles se pare dhe e dergon ceshtjen per rigjykim.

    Sa i peket dyshimeve per korrupsion, ato duhet te adresohen ne instancat e ndjekjes penale, gjithmone nese keni prova lidhur me to.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet