vaksinimi i femijeve

Përshëndetje, desha tu bëjë një pyetje. Kam fëmijët pa vaksinuar dhe ata shkojnë në shkollë. Mirepo tani më kanë lajmëruar që ose do t’i përjashtojnë fëmijët nga shkolla (arsimi i detyrueshëm 9 vjeçar) ose do më gjobisin. Cfarë thotë ligji për më tepër informacion? flm. Theksoj qe nuk i kam vaksinuar femijet dhe nuk dua që t’i vaksinoje.


Qytetari: S. A. Data: 23 December , 2019, Kategoria: shendetesi.

One response to “vaksinimi i femijeve”

  1. Pershendetje,
    Vaksinimi per personat e moshes 0-18 vjec ne Republiken e Shqiperise eshte i detyrueshem. Kjo rregullohet nga ligji nr. 15/2016, datë 10.3.2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”. Institucionet e kujdesit te femijeve dhe ato arsimore, jane te detyruara qe te kerkojne per cdo femije librezen e vaksinave. Kalendari dhe kategorite e vaksinave sipas grupmoshave percaktohen nga Ministria e Shendetesise. Inspektoriati Shteteror Shendetesor ka te drejten te vendose sanksione administrative (gjobe) ne rast te mosvaksinimit te femijeve.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet