(URGJENTE) Mos perfundimi i gjyqit si pasoje e shtyrjes se vazhdueshme.

Pershendetje!

Quhem E.XH dhe jam ne proces ne Gjykaten e shkalles se Pare Tirane per zgjidhje martese. Une se bashku me 2 femijet e mi te mitur kemi 1 urdher mbrojte, te leshuar nga gjykata ne muajin Nentor 2020. Per kete arsye Gjyqtarja i eshte drejtuar Ministrise se Drejtesise, konkretisht Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas per te dhene miratimin lidhur me perfitimin e pageses se Psikologut per femijet, si rrjedhim i disponimit te Urdhrit te Mbrojtjes. Jane plotesuar nga ana ime formularet e aplikimit dhe se bashku me vendimin e Gjyqtares dhe 1 kopje te Urdhrit te mbrojtjes jane percjelle per miratim tek Ministria Juaj. Me eshte shtyre seanca disa here vetem se ende nuk ka nje pergjigje nga ana e institucionit Tuaj dhe Psikologia pa marr pagesen apo 1 pergjigje zyrtare nuk vijon me proceduren e aktit te ekspertimit. Eshte e papranueshme qe te vonoj nje pergjigje per kaq shume kohe nderkohe qe per vete problematiken qe ka ceshtja ime/ me 1 urdher mbrojtje ne fuqi. Seanca e radhes eshte ne daten 26 Nentor 2021 dhe pres te kemi nje pergjigje nga Ju me pare qe te mos shtyhet akoma seanca. Ne pritje te pergjigjes Tuaj me precence!

Faleminderit


Qytetari: E. X. Data: 24 November , 2021, Kategoria: Kerkese per ndihme juridike dytesore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet