Urdhri i Mbrojtjes

Pershendetje,

Kam pyetur dhe nje here tjeter per ekzkeutimin e vendimit gjyqesor per urdher mbrojtje, por me keni nisur vetem bazen ligjore dhe jo nje sqarim per mua si popull. Gjykata ka urdheruar dhunuesin te rehabilitohet ne spital tek QSUT. Une si kerkuese jam ankuar per pjesen e kerkeses qe me eshte rrezuar, por jo per kete qe eshte pranuar.

Ne baze te nenit 21 pika 3 te ligjit 9669, date 18.12.2006 (i perditesuar) parashikohet se “Ankimimi i vendimit te gjykates per leshimin e UMM ose UM nuk e pezullon ekzekutimin”.  Une dua qe policia ta marre dhe ta shoqeroje per ne spital sipas detyrimit parashikuar ne vendim. Gjithashtu, ky vendim perben titull ekzkeutiv dhe ekzekutohet menjehere ne baze te nenit 23 pika 1 te ligjit te sipercituar.

Ju lutem a mund te me tregoni nese ekzkekutimi mund te ndodh ne kete faze? Ju faleminderit,


Qytetari: /. /. Data: 6 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Urdhri i Mbrojtjes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Vendimi gjyqësor për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është përfundimtar dhe përbën titull ekzekutiv nga dita e shpalljes së tij. Së bashku me urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, gjykata lëshon edhe urdhrin e ekzekutimit të tij. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim.

    Sipas Nenit 21 te Ligjit 9669/2006, te ndryshuar, kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të mbrojtjes” mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose nga dita e marrjes dijeni. Kundër vendimit të gjykatës që ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes nuk lejohet ankim nga viktima (ne rastin konkret nga ana juaj).

    Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” apo të “urdhrit të mbrojtjes”.

    Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi per sa me siper, jeni te lutur te telefononi ne numrin jeshil per keshillim ligjor falas 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet