Pershendetje
Kam nje vendim te gjykates se apelit te dorezuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Permbarimit ndaj ASHK Vlore. Edhe pse kam nje vendim ekzekutimi, ASHK Vlore me ka kthyer pergjigje negative ne lidhje me ekzekutimin e vendimit gjyqesor.
Jetoj jashte shtetit. Ju lutem me ndihmoni me informacion se sa vite duhen te zbatohen keto vendime.
Une e kam dorezuar vendimin qe ne vitin 2017 dhe eshte ende i paekzekutuar. Dua te di pse vonon DPP dhe nuk vepron ne kete rast? Si mund te veproj ne tilla kushte? Cfare rruge mund te ndjek per te bere te unduar ekzekutimin e ketij vendimi gjyqesor? Iu drejtova administrates shteterore (permbarimit shteteror DPP), pasi permbaruesi privat me kerkoi nje shume te paperballueshme nga ana ime dhe gjithashtu nuk dha garanci perfundimtare per ekzekutimin e vendimit.
Shume me respekt per punen tuaj, pasi ju kam shkruar edhe me pare. Ju faleminderit
One Response
Pershendetje. I vetmi autoritet kompetent per ekzekutimin e Urdherit te Ekzekutimit eshte permbaruesi, qofte ky shteteror apo privat. Permbaruesit kane kompetence ne baze te ligjit qe te vendosin gjoba kundrejt personave publike, apo private te cilet refuzojne qe te ekzekutojne nje urdher ekzekutimi. Ju duhet t’ia kerkoni kete gje permbaruesit tuaj. Nga ana tjeter, ju keni te drejte qe dhe te beni kallezim per mosekzekutim te urdherit te ekzekutimit, kundrejt personave qe refuzojne te veprojne. Lidhur me vleren e detyrimeve permbarimore, ju bejme me dije se tarifat e permbarimit jane te percaktuar me akte nenligjore dhe ato parapaguhen nga kreditori, por ne fund te procesit te ekzekutimit, detyrimi i faturohet debitorit dhe kreditori krahas detyrimit kryesor merr edhe rimbursimin e shpenzimeve gjyqesore dhe permbarimore.