Urdher mbrojtje pa fakte dhe prova

Pershendetje,

Nje person ka ngritur padi ndaj 2 personave te tjere, njerit per shpifje dhe tjetrit per presion. POR kjo nuk eshte aspak e vertete sepse personi qe ka ngritur padine ka tentuar qe te vrase dhe te beje sherr me personin te cilin e ka akuzuar se ka shpifur. Ndersa personi qe e kane akuzuar per presion nuk ka ushtruar asnje lloj presioni nda paditesit dhe per kete ka dhe deshmitare, por deshmitaret nuk pranojne qe te deshmojne. Personi te cilin e kane akuzuar per shpifje dhe qe eshte sulmuar fizikisht nga paditesi, nuk e ka denoncuar paditesin sepse ne ato momente ishte e frikesuar per jeten dhe vazhdon te jete e frikesuar. Nderkohe paditesi ka marre nje urdher mbrojtje per dy personat, ku ky urdher mbrojtje nuk eshte i faktuar me prova dhe me fakte. Pra paditesi ka marre nje urdher mbrojtje te pambeshtetur ne ligj. Kur nderkohe 2 te paditurit duhet te kishin marre urdher mbrojtje ndaj paditesit sepse ishin te kercenuar. Padia eshte ngritur ne gjykate dhe ne ditet ne vijim te muajit maj 2020 kane gjyqin e pare. UNE doja te dija se cilat ligje i mbrojne 2 te paditurit sepse jane te pafajshem? Faleminderit


Qytetari: m. c. Data: 14 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Urdher mbrojtje pa fakte dhe prova”

  1. 1

    Pershendetje,
    Ne lidhje me shqetesimin tuaj, ju bej me dije se i vetmi organ ne kete rast, qe shqyrton provat, faktet, percakton pergjegjesite dhe jep vendimin eshte gjykata. Ne te gjtha rastet, ju keshilloj qe cdo pretendim qe keni ne lidhje me sa parashtruat ne pyetjen tuaj, (per sa i perket provave, dhe deshmitareve qe pretendoni se keni) duhet ti paraqitni ato ne gjykate, me pas eshte gjykata qe vlereson ato dhe jep verdiktin final. Juve me pas keni te drejten te apeloni vendimin e gjykates nese nuk jeni dakort me te.
    Gjithashtu, per te mbrojtur intersat e pales (per te cilet ju po interesoheni) ne gjykim, ju keshilloj, qe ti siguroni atyre mbrotje me avokat.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet