Urdher ekzekutimi

Pershedetje

Doja nje ide per nje situate te ngushte juridike .

Kam nje urdher ekzekutimi per nje detyrim financiar .Urdhri edhte bere ne 2012. Me eshte kerkuar pasuria disa here vit per vit deri me tani. A ka ndonje menyre qe une te mos kem me te tilla probleme?? Me kerkohen asetet e mia,rroga etj…Sot me erdhi nje sekuestro konservative per nje prone te gruas, kur ajo ishte e pamartuar, kur kishte mbiemrin e vajzerise para 25 vitesh. Ajo eshte bashkepronare me babain, nenen dhe motren e saj. Tani ka mbiemrin tim edhe sot me eshte vene sekuestro konsarvative mbi pronen e prinderve te saj. A ka ndonje mundesi qe ti merret shtepia apo jo ???
A ka ndonje zgjidhje kjo situate qe spo punoj dot se me mbajne leket??
Urdhri e ekzekutimit te sekuestros me 2012 eshte bere dorazi edhe une nuk Kam marre pjese ne gjyq se nuk jam njoftuar edhe ne vendim me kane falsifikuar firmen.

Ju faleminderit!


Qytetari: L. K. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Urdher ekzekutimi”

  1. Pershendetje,

    Sipas percaktimeve te Kodit Civil, ju jeni pergjegjes per detyrimet qe keni me te gjithe pasurine tuaj te tashme apo te ardhshme. Kjo do te thote qe ju nuk i shmangeni dot permbushjes se detyrimit. Per formen, kestet dhe elemente te tjere, mund te kerkoni te negocioni me kreditorin dhe zyren permbarimore.
    Persa i perket ceshtjes se vendosjes se sekuestros konservative mbi nje pasuri te bashkeshortes tuaj para martese, kjo eshte ne kundershtim me ligjin. Vetem nese bashkeshortja juaj, eshte dorezanese e detyrimit qe ju keni (per kete shikoni njoftimet e ardhura nga zyra e permbarimit, nese i drejtohen dhe asaj me kete cilesi), mund te perdoret pasuria e saj, njesoj si juaja.
    Ne rast se bashkeshortja juaj eshte dorezanese, atehere procedura ligjore qe ndiqet nga permbaruesi, eshte te kerkoje menjehere pjesetimin e sendit qe ajo ka ne bashkepronesi me prinderit dhe me pas kalimi ne procedurat e ankandit publik.
    Nese bashkeshortja nuk eshte dorezanese ne detyrimin tuaj, atehere ju keni te drejte qe brenda pese diteve nga e nesermja e njoftimit per veprimin perkates te permbarimit, te paraqisni padi per kundershtim te veprimeve permbarimore ne gjykate.
    Lidhur me pretendimin tuaj, se perse gjyqi eshte zhvilluar pa ju, ju sqaroj se ne K.Pr.Civile parashikohet qe ne procesin per leshimin e urdherit te ekzekutimit, debitori nuk njoftohet dhe nuk therritet. Pra gjykata e zhvillon procesin pa ju. Nese ju keni pretendime lidhur me vleren e detyrimit, apo elemente te tjere te kontrates nga e cila ka rrjedhur ky detyrim (llogaritje e gabuar e interesave, shuma e principalit gabim, permbushje e detyrimit, etj..), ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me padi per pavlefshmeri te titullit ekzekutiv. Kjo padi paraqitet brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit per ekzekutimin e detyrueshem.

    P.S. Kete pergjigje jua kam kthyer edhe me ane te e-mailit.

    Dite te mbare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet