Urdher ekzekutimi

Kam nxjerr nje urdher ekzekutimi per nje shume te caktuar lekesh ne vitin 2013 me pas kam folur me personin qe me detyrohej qe do te mi paguante pjese pjese ose me pune me mashtronte duke e shtyre dita dites me pas personi ne vitin 2020 vdes desha te pyesja a mundet une ti coj per ekzekutim kete urdher ekzekutimi qe eshte i viti 2013 per famijalaret e tij theksoj se personi i vdekur ka nje aktivitet biznesi nga familjaret e tij? flm


Qytetari: G. T. Data: 6 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Urdher ekzekutimi”

  1. 1

    Pershendetje. Trashegimtaret e debitorit mbajne pergjegjesi per detyrimet e tij, deri ne vleren e trashegimise, gjithmone nese nuk kane bere heqie dore nga trashegimia. Ne kete rast, ju, ose zyra e permbarimit te zgjedhur prej jush, do te beje kerkese per leshimin e deshmise se trashegimise se debitorit tuaj (nese nuk eshte nxjerre tashme nga familjaret) dhe te vijoni procedurat e ekzekutimit te detyrueshem, kundrejt trashegimtareve te tij.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet