Urbanistika

Pershendetje,

Unë jetoj në Ksamil në një pallat të vjetër. Në vitin 2006 firmosëm të gjithe si pallat që të benim një shtese pallati. Shtesa u ndërtua, por pa leje si ateherë. Përfundoj se ndertuari deri në katin e tretë. Une nuk e ndërtova dot për arsye financiare dhe jam në katin e katërt. Kur filloj proçesi legalzimeve tre katet që kishin përfunduar u legalizuan dhe kanë marrë çertifikate pronesie per shtesat. Tani une jam drejtuar tek drejtoria e urbanistikes në Sarande për leje ndertimi për katin tim dhe më japin një përgjigje që shtesa nuk ka çertifikate pronesie dhe nuk ke të drejtë për leje ndërtimi. Ndërkohe kur u legalizuan shtesa, të tjerët ishin dakort që shtesa të vazhdonte edhe më lart dhe firmosën një prokure. Si duhet të veproj? Ka ndonjë menyre per ta zgjidhur kete situate? Faleminderit,


Qytetari: A. R. Data: 15 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Urbanistika”

  1. Pershendetje. Nisur nga sa thoni ju nuk eshte e qarte nese shtesa e pallatit eshte pajisur apo jo me certifikate pronesie. Fakti qe kane aplikuar per legalizim, nuk do te thote domosdoshmerisht qe kjo procedure eshte perfunduar. Pa perfunduar legalizimi i shteses nuk mund te pajiseni me leje ndertimi, mbi shtesen. Pasi te kete perfunduar procesi i regjistrimit te pasurise ne emer te banoreve te kateve me te ulta, atehere ju keni te drejte te aplikoni per leje ndertimi nepermjet sistemit elektronik te e-albania.
    Informacion te metejshem dhe dokumentet qe duhen per te aplikuar mund t’i gjeni ne linkun si me poshte:
    http://srvd.e-albania.al/sherbimetxml/dokumentasherbimi/Aplikimi_per_leje_ndertimi_prane_Njesive_te_Qeverisjes_Vendore.pdf

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet