Ulje e pages

Pershendetje,
Komapania ime gjate kohes qe kemi qene ne karantine ka aplikuar nje ulje rroge diku tek 20%, per te gjithe punonjesit. Kjo ulje na eshte komunikuar gojarisht, pa asnje shkrese zyrtare. Edhe ne nuk kemi firmosur asnje dokument ne lidhje me kete ulje qe eshte bere. Dua te di nese kjo eshte e ligjshme?
Dmth a i lejohet kompanise ta beje kete ulje page edhe pse ne nuk e kemi aprovuar nje gje te tille?
Nese jo, ju lutem, mund te me tregoni se cili nen i kodit te punes ja ndalon kete te drejte punedhenesit?
Gjithashtu dua te theksoj se gjate kohes se karantines puna ka vazhduar normalisht nga shtepia.
Ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj. Faleminderit.


Qytetari: B. M. Data: 17 January , 2021, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Ulje e pages”

  1. Pershendetje. Marredhenia e punes eshte e rregulluar nga kontrata e punes, e cila eshte nje marreveshje e dyanshme midis punedhenesit dhe punemarresit. Kontrata e punes ligjerisht duhet te jete me shkrim, por ajo konsiderohet se ekziston pavaresisht nese nuk ka nje te tille me shkrim, persa kohe punemarresi merr persiper qe te kryeje nje pune te caktuar ne varesi te punedhenesit per te cilen ky do e shperbleje.
    Nisur nga kjo ndryshimi i kushteve te kontrates, si ne cdo kontrate, mund te behet vetem me pelqimin e shprehur te te dyja paleve. Ne rastin tuaj ndryshimi i kushteve te kontrates ne menyre te njeanshme nga punedhenesi eshte nje veprim i paligjshem, nese nuk eshte bere ne perputhje me dispozitat ligjore. Megjithate ne rastin tuaj, duke vijuar punen rregullisht dhe duke pranuar uljen e pageses, ju keni shprehur me veprime dhe heshtje miratimin tuaj per kushtet e reja kontraktore.
    Ju duhet te kishit kerkuar te drejten tuaj qe ne momentin e pare te njoftimit per uljen e pagese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet