Udhezime per dhurimin e shtepise

Pershendetje,

Dua ti fal shtepine djalit. Cfare dokumetash me duhen? Shtepia ka certifikate pronesie ne emrin tim dhe bashkeshortes te pare e cila ka nderruar jete. Faleminderit,


Qytetari: S. R. Data: 22 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Udhezime per dhurimin e shtepise”

  1. 1

    Pershendetje,
    Fillimisht, ju bejme me dije se duhet te celet deshmia e trashegimnise e bashkeshortes tuaj qe ka nderruar jete. Kjo realizohet prane nje zyre noterie. Deshmia e trashegimise duhet te depozitohet per rregjistrim prane Agjensise Shteterore te Kadastres, zyra vendore ne juridiksionin e te ciles ndodhet prona juaj.
    Me marrjen e certifikates se pronesise (pasi eshte regjistruar deshmia e trashegimise), ju duhet te drejtoheni serish prane nje zyre noterie per te lidhur kontraten e dhurimit midis jush dhe djalit tuaj. Kjo kontrate me tej, duhet te registrohet ne regjistrin e pasurive te paluajtshme, duke bere qe te leshohet edhe Certifikata e pronesise ne emer te pranuesit te dhurimit. Duke qene se ne rastin tuaj kemi te bejme me kalim pronesise (dhurim) mdis personave qe kane lidhje gjinore (prind-femije), ju perjashtoheni nga pagesa e tatimit per kalimin e se drejtes se pronesise se pasurise. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet