Udhetim jashte vendit

Ju lutem a eshte e mundur te udhetoj per ne Suedi se me pret puna? Cfare duhet te bej e si mund te veproj? Faleminderit


Qytetari: S. D. Data: 18 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Udhetim jashte vendit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Me date 18 mars qeveria suedeze ndaloi perkohesisht per nje afat 30 ditor cdo udhetim per te ulur rrezikshmerine e shperndarjes se COVID-19. Duke pare situaten e cila nuk ka patur ndonje permiresim te dukshem, me date 3 Prill qeveria Suedeze vendosi qe masat e marra per parandalimin e udhetimeve te shtyhen deri ne date 15 Maj.
    Ndalimi i hyrjes në thelb vlen për të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë në Suedi nga të gjitha vendet, përveç Shteteve anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni dhe Zvicra.
    Perjashtim bejne rastet qe:
    1. Jane rezidente ne Suedi ose ne nje shtet te Bashkimit Europian per nje kohe te gjate.
    2. Kane nje leje qendrimi te perkohshme ose te perhershme ne Suedi, ne nje shtet te Bashkimit Europian ose Zvicer.
    3. Kane vize suedeze.
    Gjithashtu kjo mase parandaluese nuk ushtrohet per persona qe kane nevoja urgjente ose qe kane funksione esenciale ne Suedi. Ne kete kategori perfshihen: punonjesit e sistemit shendetesor , punetor e angazhuar ne transportimin e mallrave, persona diplomatike, persona me arsye familjare te domosdoshme.

    Ne gjykimin tim personal, do ishte mire te kontaktonit me Ambasaden Suedeze ne Shqiperi duke i shpjeguar rrethanat tuaja; arsyet e domosdoshme qe keni per te udhetuar drejt Suedise, ne menyre qe te mund t’ju sugjeronin opsione te mundshme udhetimi.

    Faleminderit,

    Burimi i informacionit: https://www.government.se/press-releases/2020/04/extension-of-temporary-entry-ban-to-the-eu-via-sweden-due-to-covid-19/

  2. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:
    1

    Pershendetje,

    Persa kohe kufijte ajror, detar dhe tokesor jane te mbyllur per shkakt te Covid-19, udhetimi drejt Suedise eshte i pamundur.
    Nese jeni rezident ne kete vend, atehere duhet te vendosni kontaktin me Ambasaden Suedeze per mundesite e rikthimit Tuaj.

  3. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje,

    Me qellim parandalimin e përhapjen e koronavirusit (COVID-19), ne zbatim te urdhrit te Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise, duke filluar nga data 23 Mars 2020, jane ndërprere të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë.
    Gjithashtu jane kufizuar levizjet hyrese dhe dalese edhe ne pikat kufitare me vendet fqinje. Per nje informacion te detajuar ne lidhje me funksionimin e pikave kufitare me vendet fqinje (kjo ne funksion te marrjes se ndonje fluturimi te mundshem nga vendet fqinje), lutem kontaktoni me policine kufitare (policia e shtetit) dhe ne lidhje me ndonje opsion te mundshem udhetimi nga Rinasi (ne kuader te fluturimeve te riatdhesimit) kontaktoni me Ministrine e Per Evropen dhe Punet e Jashme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet