Udhetim i femijes jashte vendit me prinder te divorcuar

Pershendetje,

Pas divorcit, ish-bashkshorti dhe une beme nje prokure tek noteri qe femija yne mund te udhetonte me mua jashte Shqiperise me pelqimin e tij. Afati i prokures ka skaduar dhe ish-bashkeshorti ka humbur cdo kontakt me ne prej 2 vitesh. Si mund te udhetoj une me femijen jashte vendit ne kete rast? Divorci eshte bere me mirekuptim mes dypalesh. Faleminderit,


Qytetari: A. K. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Udhetim i femijes jashte vendit me prinder te divorcuar”

  1. 1

    Pershendetje
    Autorizimi per te dale me femijen e mitur jashte shtetit mund te jepet vullnetarisht nga prindi tjeter, ose mund t’i kerkohet gjykates. Nisur nga kushtet qe referoni, atehere ju si prind mund te paraqesni nje kerkese ne gjykate me objekt leshim autorizimi për të lëvizur bashkë me të miturin jashtë Shqipërisë, sipas nevojës, që mund të jetë për arsye shëndetësore, arsye turistike, për të vizituar të afërmit, etj.
    Gjykata vlereson situaten rast pas rasti nëse kushtet e paraqitura janë në interesin më të lartë të fëmijës dhe vendos nese do te miratoje apo jo autorizimin per lejimin e daljes se femijes. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet