Trusti

Peshendetje! A ekzison trusti ne Shqiperi si praktike? Ne Kosove degjova se ekziston. Konktetisht interesohem nese i takon nje shume parash nga trusti babait. Ai ka nderruar jete para 5 vitesh dhe ka punuar 21 vjet ne polici. Deri me tani kemi perfituar pension familjar (10000 lek te reja) dhe suplementer (6000 lek te reja deri ne shtator te 2020 kur dhe une dhe vellai perfunduam shkollen e larte.) Aktualisht marrim vetem familjar. Supozohet te kemi te drejte mbi trustin e babait nese ai ekziston si praktike?


Qytetari: V. B. Data: 2 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Trusti”

  1. Pershendetje
    Ju informojme se ne Shqiperi nuk egziston nje praktike e tille.
    Pensioni familjare perfitohet ne rastet kur plotesohen Kushtet si meposhte :
    a) E veja, kur është:
    – Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;
    – E paaftë për punë;
    – Ka mbushur moshën 55 vjeç.

    b) Burri i ve, kur është:
    – Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;
    – I paaftë për punë;
    – Ka mbushur moshën 60 vjeç.

    c) Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë;
    d) Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë etj

    e) Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë;

    f) I/e veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.
    Ne lidhje me trust-in nuk eshte nje praktike e zbatuar ne shtetin shqiptare
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet