Gjyshja ka nderuuar jete dhe tashme apartamenti ne te cilin jetojme prej 27 vjetesh do ti takon ne bashkepronesi te tezes dhe mamit. Deshmia e trashigimise nuk eshte bere akoma tek noteri. Ne duam te mbajme pronesine e apartamentit duke kompensuar tezen me nje vlere monetare. A merren ne konsiderate faktet qe ne kemi investuar ne kete prone ne 30 vjet, kemi mbajtur gjyshen dhe prona eshte fizikisht e pandashme, ne llogaritjen e cmimit te prones apo behen me cmim tregu?
Cilat jane menyrat e percaktimit te vleres reale te kesaj pjese te prones duke marre ne konsiderate faktoret me siper?
Ju falenderoj per sherbimin e ofruar.
One Response
Pershendetje,
Per kalimin e pasurise se lene ne trashegim duhet te paraqiteni prane nje zyre noteriale per te bere te mundur celjen e deshmise se trashegimise e cila mund te jete testamentare ose ligjore,
nese eshte ligjore pasuria do tu kaloje te gjithe trashegimtareve te radhes se pare, te cilet duhet ta regjistrojne pasurine ne emer te tyre me pas mund te vijojne me dhurimin e pjeses takuese per njerin pjestare, pra tezja juaj mund tu dhuroj pjesen e saj, dhurimi behet pakundershperblim, nese tezja juaj deshiron tju shese pjesen e saj takuese atehere per cmimin e pjeses se saj mund te behet me marreveshje ose ne baze te cmimit te tregut, ne raste te tjera nese nuk arrini nje marreveshje mund ti drejtoheni gjykates kompetente e cila cakton edhe nje ekspert.
Faleminderit!