Miredita!
Motra ka nderruar jete para nje viti. Ajo juk ka patur femije dhe tani bashkeshorti i saj ka arritur tja dhurone token dhe shtepine nipit te tij.
Nuk e kuptoj si ka arritur ta beje kete kur kjo shtepi eshte nderruar pas marteses.
Ju lutem si duhet te veproj qe te perfitoj pjesen qe me takon.
Ju falenderoj
One Response
Pershendetje,
Ju duhet te drejtoheni prane nje zyre noteriale me kerkese per njohjen me deshimine e trashegimise/ celjen e deshmise se trashegimes, noteri perkates do ju drejtoj prane noterit i cili ka celur deshmine e trashegimise e cila mund te jete testamentare ose ligjore.
E shprehur dhe ne nenin 348 te kodit civil si me poshte vijon:
Cilësia si trashëgimtar dhe pjesët takuese në trashëgimi caktohen në dëshminë e trashëgimisë, të lëshuar nga noteri, pas paraqitjes së certifikatës së vdekjes së trashëgimlënësit, sipas
rregullave të caktuara në këtë Kod dhe në ligjin për noterinë.
Dëshmia e trashëgimisë ligjore lëshohet nga noteri i njësisë vendore ku ka patur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi. Kur vendbanimi i fundit i trashëgimlënësit nuk dihet, dëshmia e
trashëgimisë ligjore lëshohet nga noteri që ushtron veprimtarinë në njësinë vendore ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore
e saj.
Dëshmia e trashëgimisë testamentare lëshohet nga noteri, pranë të cilit është redaktuar testamenti me akt noterial, apo është depozituar për ruajtje testamenti ollograf ose testamenti i posaçëm.
Gjate njohjes me deshmine e trashegimise nese konstatoni se ajo nuk eshte kryer ne perputhje me dispozitat 316-418 te lkodit civil mund te drejtoni kerkese padi per pavlefshmer.
Per informacion te detajuar ju orientojme prane Qendrave te Sherbimit te Ndihmes Juridike Paresore, ne vendbanimin tuaj.
Faleminderit!