Pershendetje!
Babai im ka nje pasuri me vendim gjyqi. Pasurine e ka te trasheguar nga i ati i vet. Babai nuk jeton me dhe duam qe te bejme regjistrimin ne emer te mamase dhe ne femijeve. A mjafton vetem qe ne te marrim leshimin e trashegimnise nga noteri dhe bashke me dokumentacionin perkates ta regjistrojme ne kadaster apo duhet te hapim ndonje proces gjyqesor per celjen e trashegimnise? Faleminderit!
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Deshmia e trashigimise tashme behet tek noteri dhe nuk eshte e nevojshme te hapni proces gjyqesor. Dokumentacionit qe dispononi duhet t’i bashkangjitni edhe deshmine e trashegimise dhe te kryeni aplikimin per regjistrim te pasurise prane drejtorise rajonale te ASHK-se.
Faleminderit