Pershendetje,
Motra ime e gjakut, e cila ka qene e biresuar, ka nderruar jetë. Mbas vdekjes nuk ka lënë prindër, bashkëshortë apo fëmijë. Pyetja ime është se kujt i takojnë pasuritë e saja, të cilat kanë rrjedhur nga familja e dorëzimit? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Pavaresisht lidhjes se gjakut qe ju keni me motren tuaj, ligjerisht per ju ajo nuk eshte motra juaj. Ne keto kushte, kur nuk ka testament, zbatohen dispozitat e Kodit Civil per rradhen e trashegimise ligjore. Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë femije, ose niper, nuk ka prindër te gjalle, ose gjysher, nuk ka vëllezër ose motra, apo femije te vellezerve apo motrave, pasuria e trashëgimlënësit u kalon të afërmve më të afërt të tij, pa bërë dallim ndërmjet vijës atërore dhe asaj amësore, por gjithsesi jo më tej se shkalla e gjashtë. Ju keni te drejte te trashegoni, vetem nese beni pjese ne kete rreth.