Trashegimia Ligjore

Pershendetje!

Jam e interesuar të di si ndodh me ndarjen e pasurise në rastet kur ndërron jetë njëri nga bashkëshortët dhe nga martesa nuk ka fëmijë? Konkretisht shtëpia ku banojnë eshte bere me kontributet e krijuara gjate marteses nga te dy bashkeshortet. Kete banese e perfiton 100%, bashkëshorti tjeter qe jeton? Faleminderit,


Qytetari: D. G. Data: 26 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Trashegimia Ligjore”

  1. Pershendetje,

    Kodi Civil percakton qarte rradhen e trashegimtareve ne rastin kur bashkeshortet nuk kane pasardhes (femije). Kjo parashikohet ne nenin 361, paragrafi 3, sipas te cilit:
    “Kur përveç bashkëshortit, nuk ka trashëgimtarë të tjerë, të radhës së parë, në trashëgimi thirren ata të radhës pasardhëse, të parashikuar në nenin 363 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë, thirren trashëgimtarët e radhës tjetër pasardhëse, të parashikuar në nenin 364 të këtij Kodi. Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit.
    Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve të sipërme, trashëgimi i mbetet bashkëshortit pasjetues”.

    Pasuria e krijuar gjate marteses i nenshtrohet bashkesise ligjore, qe do te thote se bashkeshortet prezumohet se jane bashkepronare ne pjese te barabarta te kesaj pasurie, persa kohe nuk pretendohet e kunderta.
    Pra, referuar dispozitave te trashegimise ligjore, ju do te trashegoni edhe nga pjesa e pasurise se bashkeshortit tuaj te ndjere, krahas pjeses tuaj takuese me 1/2 pjese mbi kete pasuri. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet