Trashëgimia

Përshëndetje, a është e ligjshme që prindi tja lërë të gjitha (shtëpinë , lekët) njërit prej dy fëmijëve dhe tjetrit mos ti lërë asgjë? Pyes sepse në Itali sido të vendosë prindi, çdo fëmijë ka kuotën e tij që ja garanton ligji.

Qytetari: S.S.
Data: 9 Maj 2023, Kategoria: Civile - Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,

    Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Trashëgimlënësi që nuk lë të paslindur ose të paralindur, ose vëllezër apo motra, ka të drejtë të disponojë me testament pasurinë e vet, në favor të çdo personi fizik apo juridik.
    Kujdes duhet të tregohet në rastin e rezervës ligjore e cila kufizon vullnetin e trashegimlenesit me synimin për të mbrojtur interesat e kategorive të caktuara të trashëgimtarëve ligjorë, ku përfshihen fëmijët e mitur të testatorit, ose të paslindurit e tjerë të mitur pa kufizim si dhe personat e paaftë për të punuar.
    Pra ai mund të përfshijë në testament një apo më shumë prej trashëgimtarëve sipas radhëve të caktuar në kodin civil, por nuk mund të përjashtojë fëmijët e mitur të tij, ose të paslindurit e tjerë të mitur pa kufizim, .
    Nëse jeni në kushtet e mësipërme atëherë te drejten per te kerkuar pavlefshmerine e testamentit ne gjykate e ka vetem personi i cili ka interes te ligjshem. Pra jo te gjithe femijet e tjere te trashegimleneses, por të miturit/ personat e paaftë për të punuar të përfaqësuar nga kujdestari i tyre ligjorë.

    Neni 379
    Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë), si dhe trashëgimtarët e tij të tjerë të paaftë për punë në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cenojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë
    ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje