Pershendetje , Po bej nje celje trashegimie
Jemi 4 femij ku secilit prej nesh i takon 1/4 e pasurise , problemi esht se nga ne te 4 njeri esht kundra se i takon pak metra me marr , ne rast se ceshtja shkon ne gjyq per ndarjen , sa vonojn ceshtjet gjyqsore per ndarjen e pronave , se esht kundra njeri nuk mund te rrim ne 3 tjerit qe jemi dakort per aq sa na tako dhe ku na tako qe ta marrim
One Response
Përshendetje,
Ne nenin 354 te Kodit Civil percaktohet se: “Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet me marrëveshje midis trashëgimtarëve, e cila miratohet me akt noterial. Nëse trashëgimtarët nuk bien dakord për pjesëtimin e pasurisë trashëgimore, noteri, mbi bazën e parimit të paanësisë, si dhe duke mbajtur në konsideratë rregullat e pjesëtimit të pasurisë, sipas Kodit Civil, i ofron trashëgimtarëve mundësitë ligjore për pjesëtimin e pasurisë trashëgimore dhe arritjen e një marrëveshjeje midis tyre. Në këtë rast noteri i sqaron ata për të drejtat dhe detyrat, si dhe i paralajmëron për pasojat që vijnë nga nënshkrimi i marrëveshjes, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tyre nga mosdijenia e ligjit.
Kur trashëgimtarët nuk bien dakord edhe me zgjidhjet e ofruara nga noteri, pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet nga gjykata kompetente për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga trashëgimia.”
– Juristi online nuk mund t’iu japi nje pergjigje se sa kohe do te marri procesi gjyqesor, pasi procesi zhvillohet ne dy faza. Ne fazen e pare percaktohet pjeset perkatese te pasurise per secilin bashkepronar dhe gjate fazes se dyte behet ndarja ne natyre, pra ndarja fizike e pasurise. Per kete gjykata cakton dhe ne ekspert.
Faleminderit!