Trashegimia

Ne 2016 kam kryer divorc me ish-bashkeshortin dhe kemi nje vajze 4 vjece. Ish-bashkeshorti ka vdekur pas divorcit. Vajza ime 4 vjecare ka te drejte trashegimie te familja e gjysherve te saj. Dua te hap proces gjyqesor. Cileve neneve duhet t’i permbahem? Ju Faleminderit


Qytetari: A. D. Data: 25 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Trashegimia”

  1. 1

    Pershendetje. Vajza juaj nuk ka te drejte trashegimie te gjysherit, nese ata jane ende gjalle, por trashegon pasurine e babait te saj, nese ai nuk ka femije te tjere. Per kete nuk behet gjyq, por duhet t’i drejtoheni nje noteri me qellim qe te leshohet Deshmia e trashegimise se ish bashkeshortit tuaj. Me pas, kete deshmi e paraqisni ne Agjencine Shteterore te Kadastres, apo ne Banke, ku ish bashkeshorti ka pasur pasuri, apo te holla.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet