Trashegimi i borxhit (kredise)

Pershendetje,
Babai nderroi jete 5 vite me pare dhe kishte nje kredi per te shlyer. Bashkekredimarrese ka qene dhe mami dhe nuk kane lene kolateral. Mami nuk ka punuar ndonjehere ose gezuar ndonje prone edhe pse ata e kane aprovuar ne cilesine e bashkekredimarreses. Kredia eshte aprovuar ne baze te rroges se babit. Kredia nuk eshte shlyer qe atehere meqe mami ka qene pa pune dhe ne femijet studente. Cilat jane detyrimet qe kane femijet ne kete rast duke patur parasysh detyrimet dhe te drejtat e trashegimise? Nga babi nuk kemi trasheguar asgje, por fatkeqesisht kemi firmosur nje deshmi trashegimie (para 5 vitesh) per te terhequr disa para qe i kishin mbetur ne banke pas vdekjes. Eshte e mundur te hiqet dore nga trashegimia tani? Une pretendoje te futem ne pune dhe te nis jeten time ose te bleje nje shtepi me bashkeshortin ne nje te ardhme, a supozohet te me ndjek borxhi i babait? Ka ndikim nese dal nga trungu familjar? Faleminderit!


Qytetari: V. B. Data: 8 December , 2020, Kategoria: Civile - Trashegimia, Detyrime.

One response to “Trashegimi i borxhit (kredise)”

  1. 1

    Pershendetje. Lidhur me pyetjet qe ju shtroni, ju sqarojme si vijon:
    Cilat jane detyrimet qe kane femijet ne kete rast duke patur parasysh detyrimet dhe te drejtat e trashegimise? Eshte e mundur te hiqet dore nga trashegimia tani?
    Heqia dore nga trashegimia mund te behet deri ne tre muaj nga celja e trashegimise, pra ky afat per ju ka kaluar dhe nuk eshte me e mundur qe te hiqni dore.
    Trashegimtari trashegon te drejtat dhe detyrimet e trashegimlenesit, por trashëgimtarët përgjigjen për detyrimet që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore në përpjesëtim me pjesët e tyre, gjer në vleftën e pasurisë trashëgimore që kanë marrë.
    Pra ju jeni pergjegjes per nje pjese te detyrimit, aq sa eshte pjesa qe ju keni trasheguar babain tuaj, dhe ne cdo rast deri ne vleren e pasurise trashegimore.
    Qenia ne nje certifikate familjare me nenen tuaj, apo jo, nuk ka asnje ndikim ne poziten tuaj si trashegimtar, apo ne raport me kete detyrim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet