Përshëndetje, kam nie trashegimi nga babai im qe mi ka lene mua te gjitha cfare disposnonte se ka jetuar me mua due familjen time preja gatt 30 vjetesh, nuk njihet nga shteti shqiptar sepse ai e ka perjashtuar vajzen tjeter nga testamenti che ne kohen qe eshte perpiluar vajza e motres ka ene 15 vjec dhe quhej minorene. pyetja ime esatte kjo: a mundem une si egzekutore e testamentit ti dhuroje vajzes se saj nje pjese takuese dhe te njihet testamenti i babait? Faleminderit!
One Response
Pershendetje,
Rasti qe ju parashtroni i referohet institutit te se drejtes i quajtur si “rezerva ligjore”.Rezerva ligjore kufizon vullnetin e trashegimlenesit me synimin për të mbrojtur interesat e kategorive të caktuara të trashëgimtarëve ligjorë, ku përfshihen fëmijët e mitur të testatorit, ose të paslindurit e tjerë të mitur pa kufizim. Trashegimlenesi nuk mund te perjashtoje nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë),dhe as të cenojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar.
Nese ne momentin e celjes se trashegimit, rezulton se fiton te drejten per te trasheguar me zvendesim femia i mitur i femijeve qe perjashtohen nga trashegimi, vajza e motres, e cila do kishte trasheguar ne mungese te nje testamenti, atehere per pjesen qe prek te drejten e saj, testamenti eshte pjeserisht i pavlefshem. Pra ligji parashikon qe i mituri qe perfiton mbrojtje te rezerves ligjore, ka te drejte te trashegoje ne ate mase qe do te kishte trasheguar nese nuk do te kishte nje testament. Eshte gjykata i vetmi autoritet i cili ka kompetence qe te konstatoje pavlefshmerine e nje veprimi juridik, qofte edhe testamenti.
Ai nuk mund te njihet nese ju dhuroni pjese nga trashegimi, pasi testamenti eshte veprim juridik i njeanshem i kryer nga vete testatori per te disponuar pasurine nje ose disa personave, duke rrespektuar rregullat e parashikuara ne Kod Civil.
Persa me siper testamenti do te deklarohet i pavlefshem nese ndonjera nga palet legjitime i drejtohet gjykates.
Faleminderit!