Transporti ajror për pasagjerë, Shqipëri-Itali

Pershendetje,

Mbi çfarë udhëzimesh po vepron TIA (aeroporti) kur vendos se cili pasagjer lejohet dhe cili pengohet për t’u imbarkuar?  Në faqen e aeroportit nuk ka asnjë informacion. A nuk është i detyruar aeroporti t’i informojë qytetarët mbi rregullat dhe urdhërat e vlefshme për rregullimin e transportit ajror? Faleminderit


Qytetari: V. L. Data: 21 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Transporti ajror për pasagjerë, Shqipëri-Itali”

  1. Përshëndetje! Urdhëri Nr. 169, datë 5.6.2020 “Për zbatimin e protokolleve të operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë covid-19”, percakton protokollet e operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19.
    Përsa i përket mundësisë për të udhëtuar, Qeveria e Shqipërisë ka deklaruar se vetëm rezidentët dhe shtetasit e Bashkimit Evropian kanë të drejtë të fluturojnë jashtë Shqipërisë në këtë kohë. Ky kusht mund të mos aplikohet për pasagjerët që udhëtojnë drejt Serbisë apo Turqisë. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet