Transferim

Pershendetje,

Kam dale nga burgu me aktin normativ nr. 7/2020, mirepo une kam mbaruar me gjykatat qe ne muajin shkurt dhe tani duhej te me ishte transferuar dosja per ne Drenove se ka gati 6 muaj dhe atje kam bere kerkesen per arsye familjare. Ju lutem nga ana juaj, a mundet te me jepni nje pergjigje qe kur mund te behet trasferimi i dosjes nga drejtoria, se une tani behem per kusht dhe per 3 mujorsh dhe duhet t’i ndjek nga kampi i Drenoves me mire keto hapa per te perfituar te drejtat qe me takojne?…Ju lutem me thoni dicka se cfare mund te behet? faleminderit


Qytetari: E. L. Data: 15 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Transferim”

  1. 1

    Pershendetje,
    Mbeshtetur ne nenin 66 te Rregullores se Pergjithshme te Burgjeve, brenda 5 diteve nga rregjistrimi i kerkeses suaj per transferim duhej te hartohej nje raport i detajuar sipas argumentimit tuaj ne kerkese (bazuar ne arsyet e kerkimit te transferimit ne nje institucion tjeter te vuajtjes se denimit). IEVP-ja ku ndodheni mund të kërkojë nga institucionet e tjera shtetërore të dhëna provuese apo shtesë, lidhur me shkakun e transferimit të të burgosurit, të cilat i bashkëlidhen raportit.

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nxjerr urdhrin për transferimin e të paraburgosurit apo të dënuarit. Në rast të refuzimit të kërkesës, i paraburgosuri apo i dënuari njoftohet me shkrim. Ai ka të drejtë t’a ankimojë atë tek Ministri i Drejtësisë, brenda 15 ditëve nga vënia e tij në dijeni për refuzimin e kërkesës.

    Ju sugjerojme qe te vendosni kontaktin me administraten e institucionit te vuajtjes se denimit ku keni paraqitur kerkesen per transferim, per te marre informacion ne lidhje me statusin e shqyrtimit te kerkeses tuaj dhe vendimmarjen perkatese. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet