Trajtimi i aplikimeve nga hipoteka

Pershendetje,

A duhet te trajtohen aplikimet brenda afatit ligjor, pasi i jane nenshtruar nje shqyrtimi te caktuar administrativ ? Ku mund te drejtohem nese hipoteka Shkoder nuk vepron edhe pas shkresave te drejtuara nga Kryeministria dhe Agjensia  Shteterore e Kadastres,  te firmosura nga Drejtori i Pergjithshem?  Faleminderit,


Qytetari: V. P. Data: 4 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Trajtimi i aplikimeve nga hipoteka”

  1. 1

    Pershendetje,

    Drejtoria Vendore e Kadastres Shkoder eshte nen varesine e Agjensise Shteterore te Kadastres dhe eshte ky i fundit, organi epror i cili mbikqyr veprimtarine ose cdo mosveprim nga ana e Drejtorive Vendore.
    Duke qene se ju keni percjelle te dhena, se Drejtorise Vendore Shkoder i jane drejtuar shkresa si nga Kryeministria edhe nga Agjensia Shteterore e Kadastres, atehere ju keshilloj te kerkoni prane ASHK-se, jo vetem qe te urdheroje ASHK-ne SHkoder te kryeje nje veprim te caktuar, por ASHK duhet sipas ligjit nr.111/2018 “Per Kadastren”, te verifikoje mosveprimet e nje institucioni nen varesine e saj duke ngritur nje grup inspektimi, per te shqyrtuar praktiken tuaj. Kete kerkese ju mund ta drejtoni ASHK-se nepermjet sherbimit postar, por edhe nepermjet portalit E-Albania (shqiperiaqeduam.al)
    Gjithashtu bazuar ne ligjin nr. 111/2018 ju keni te drejte qe administrativisht, kunder akteve kadastrale ose mosveprimeve te Agjencisë te paraqisni ankim te struktura pergjegjese per ankimet, sipas percaktimeve te Kodit te Procedurave Administrative.
    Pas shqyrtimit te ankimit, sipas dispozitave te K.Pr.Administrative, me pas ju lind e drejta e ankimit gjyqesor ne Gjykate Administrative, brenda 45 diteve nga njoftimi i vendimmarrjes mbi ankimin apo nga data e mbarimit te afatit ligjor te shqyrtimit te ankimit, ne rast mosveprimi te ASHK-se.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet