Trajtimi i ankeses nga tatimet per pagen e luftes

Pershendetje,

Nuk po marr dot zgjidhje nga tatimet, si me kontakt fizik ashtu dhe me email. Kam nje bar kafe ku jane siguruar 2 punetor.  Nje nga punetoret e ka marre pagen e luftes, kurse tjetri ende jo ndonese jane ne nje nr nipti. Ekonomistja me thote qe te presim. Ka derguar edhe ankese me e-mail te tatimet, por nuk i eshte kthyer akoma asnje pergjigje. Doja te merrja nje info se ndoshta do jete nje gabim nga tatimet, si psh ndonje gabim teknik dhe po na djegin mundesine per pagen e luftes. Ju lutem me thoni se cfare mund te bej? Faleminderit,


Qytetari: n. l. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Trajtimi i ankeses nga tatimet per pagen e luftes”

  1. Pershendetje !

    Nese keni bere nje ankese ne lidhje me ceshtjen tuaj, Ju sugjeroj te prisni per trajtimin e ankeses tuaj nga ana e administrates tatimore. Vonesa ne pergjigje mund te kete ardhur per shkak te ngarkeses se punes ne kete periudhe.

    Lutem sigurohuni qe ankesa juaj te jete komunikuar ne adresen e e-mailit te Drejtorise Rajonale Tatimore, ku biznesi juaj rezulton i regjistruar. Adresat mund t’i gjeni ne linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Ju bejme me dije se eshte e rendesishme qe kerkesa/ankesa e derguar nga punonjesi juaj duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të tij, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

    Në këtë periudhë të situatës së emergjencës së krijuar mga COVID-19, trajtimi i çdo ankese të paraqitur nga çdo individ apo subjekt, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, është prioritet i Administratës Tatimore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet