Trajtimi diskriminues

Pershendetje,

Ne maj te viti 2017 aplikoj ne Komisariatin e Vlores per license per punonjes policie privat. Sipas ligjit 75/2014 per SHPSF-të komisioni nuk u mblodh brenda afateve ligjore, por tre muaj me vonese.
Une nderkohe isha ne pune ne nje kompani te policise private, pra isha punesuar ne polici pa license. Punedhensi priti afatin 1 mujor dhe pastaj me pushoj nga puna, pasi Komisariati i Vlores nuk u shpreh brenda afateve ligjore.
Pas tre muajsh komisariati i Vlores nuk me jep licensen me arsyetimin se nuk plotesoja kriteret. Kjo pasi isha larguar me shkelje nga punedhenes i meparshem, i cili ishte institucion publik. Nderkohe ne te njejtat kushte me mua ishte dhe nje koleg tjeter qe komisioni kishte djeni dhe e certifikoje.
Kundershtoj ne rruge gjyqesore me objekt: shfuqizim e aktit administrative dhe shkaktim dëmi. Gjykata pranon pjeserisht kerkesen duke shfuqizuar aktin administrative dhe rrezimin e padise per shkaktim demi, pasi marredhenia e punes me kompanine private ka qene e jashteligjshme, pasi kerkimi demit lidhej me pushimin nga puna per arsye te mosshprehjes se organit administrative brenda afateve ligjore. Çeshtja ndodhet ne gjykaten e Apelit.

Pyetje
A eshte diskriminues veprimi i organit administrativ edhe pse jemi pushuar me kushte te njejta nga puna, licensa i jepet vetem kolegut, kurse mua jo?  Cili ligj me mbron mua dhe ku mund ta adresoje kete shkelje diskriminuese?  a ka shkaktim demi nga diskriminimi dhe cila eshte baza ligjore?
Nese Gjykata e Apelit le ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare, a mund te kerkoje nga organi administrative fitimin e munguar dhe nese po, cila eshte baza ligjore e kesaj kerkese?

Ju lutemi nje pergjigje shteruese. Ju faleminderit,


Qytetari: R. H. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Trajtimi diskriminues”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendtje,

    Bazuar në ligjin Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) është autoriteti përgjegjës, që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin. Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me një listë joshteruese të shkaqeve te mbrojtura te diskriminimit, si dhe cdo shkaku tjeter.

    Procedura para Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi fillon me plotësimin e një ankese. Nese pretendoni se jeni diskriminuar, mund të paraqesësh ankesë së bashku me provat e disponueshme para Komisionerit, me shkrim ose, në raste përjashtimore, gojarisht, në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal. Ankesa duhet të ketë informacion lidhur me viktimën e diskriminimit, informacion mbi identifikimin e subjektit i cili pretendohet të ketë kryer diskriminim si dhe shpjegime dhe fakte që disponon lidhur me diskriminimin e pretenduar si dhe masat që kërkohen të merren nga Komisioneri.

    Në qoftë se ankesa plotëson kushtet e ligjit për t’u pranuar ajo i nënshtrohet një shqyrtimi të mëtejshëm permes nje procedure hetimore. Ne fund te procesit Komisioneri del me vendim, dhe ne rast se konstatohet diskriminim vendimi percakton edhe rregullimet dhe masat e duhura, duke caktuar edhe një afat për kryerjen e tyre.

    Formatin e ankimit mund ta aksesoni ne faqen zyrtare te internetit te KMD-se: https://www.kmd.al/. Ankesa mund te mund te dorezohet prane Zyres Qendrore te KMD-se ne Tirane ose ne Zyren Rajonale te KMD-se ne Fier.

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Ligji nr.10221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”
    Ky ligj parashikon dy organe kompetente për të shqyrtuar çështjet e pretenduara të diskriminimit.
    1. Komisioneri për Diskriminimin. Ankesa pranë komisionerit duhet të paraqitet brenda një viti nga marrja dijeni nga i dëmtuari për rastin e diskriminimit.
    2. Gjykata. Padia në këtë rast paraqitet jo më vonë se tre vjet nga marrja dijeni për rastin e diskriminimit. Gjykatës mund t’i kërkohet edhe dëmshpërblim për shkelje të ligjit të diskriminimit.
    Fitimi i munguar eshte nje nga format e shkaktimit te demit. Demet e pretenduara nga organet e administrates publike, kerkohen ne baze te ligjit nr.8510, dt.15.07.1999, “Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates shteterore”.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet