Pershendetje,
Po ju shkruaj per shkak te shkeputjes se ndihmes ekonomike. Pasi u interesova me thane qe eshte per shkak se vajza juaj pasi eshte martuar nuk ka bere ndarjen. Aktualisht vajza eshte ne proces gjyqesor ndarjeje, e pa pune dhe nuk trajtohet me asnje lloj ndihme prej nje viti qe eshte ndare. Per kete arsye nga u desh edhe ne qe te pezulloheshim nga ndihma ekonomike. Kjo eshte arsyeja qe na ka dhene punonjesja. Si mund ta verifikojme qe kjo eshtre arsyeja? A eshte e mbeshtetur ne ligj kjo arsye e dhene? Nese jo, si mund ta ankimojme kete vendim? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ju mund te dergoni nje kerkese zyrtare per informacion prane Bashkise/Njesise Administrative dhe Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social Shteteror (te qytetit ku banoni).
Ju mund te ankimoni vendimmarrjen perkatese mbi perjashtimin nga trajtimi me ndihme ekonomike, brenda afateve ligjore, prane bashkise/njesise administrative dhe struktures rajonale te sherbimit social. Nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gjithashtu gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.
Faleminderit