Tradhtia martesore dhe divorci

Pershendetje,
Fakti se bashkeshorti me ka tradhtuar per 5 vjet me rradhe a perben ndonje fakt rendues per kujdestarine apo takimet me femijen…. per te gjate divorcit apo nuk perben rendesi qe ta permend ne seance? Faleminderit


Qytetari: V. H. Data: 14 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Tradhtia martesore dhe divorci”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me percaktimin e prindit te cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i femijes pas zgjidhjes se marteses eshte gjykata ajo qe vendos, duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore;
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind; Ky profil nenkupton vleresimin e opinionit publik ne raport me sjelljet e prindit. Nuk paraqet interes cdo sjellje e prindit ne shoqeri, por vetem ato qendrime te prindit, te cilat mund te ndikojne ne edukimin e femijes.
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetsore e femijes;
    – Sjellca e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetsore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilit prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Vleresojme se nuk duhet te njesohet nocioni i fajit te bashkeshortit per zgjidhjen e marteses me ate te nje profili prinderor socio-moral jo te pershtatshem. Zgjidhja eshte logjike pasi, “faji” i bashkeshortit i referohet qendrimit psikik ndaj mospermbushjes se detyrimeve qe rrjedhin nga martesa, nderkohe qe profili socio-moral i prindit i referohet vetem sjelljeve, te cilave mund te kene ndikim ne permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga pergjegjesia prinderore. Sikurse me te drejte eshte theksuar ne literaturen juridike, “vertetimi i nje bashkeshorti fajtor, nuk nenkupton automatikisht edhe qenien e nje prindi fajtor”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet