Toke e mare me ligjin 7501

Ju kam bere me pare kete pyetje dhe me keni sqaruaj shume qarte per kete rast qe po jua dergoj dhe me poshte.
Kemi perfituar toke ne baze te ligjit nr. 7501 dhe ne certifikaten e ‘91 kane qene gjyshi, gjyshja, babai, mamaja dhe 3 femije. Me ka vdekur gjyshi ne vitin 2000 dhe gjyshja ne 2010. Aktualisht tokat jane te ndara ne disa parcela sic jane dhene ne fshat dhe per te gjitha jemi te pajisur me certifikata pronesie ne emrin e gjyshit. Gjyshi dhe gjyshja nuk kane lene testament dhe asgje te tille.
Doja t’ju pyesja nese kane te drejta trashegimie xhaja dhe dy hallat e mija per keto toka?
Ju sqaroj se ato kane qene te ndare nga trungu ne 1991, pasi kane qene te martuar qe perpara vitit 1989 dhe jane trajtuar me toke ne vend tjeter.
Shqetesimi jone si antare qe jemi trajtuar me toke por qe duam te marim pjesen tone,na lind e drejta qe te marin ne vetem pjesen tone, nuk na intereson pjesa e gjyshes dhe e gjyshit dhe eshte e nevojshme qe xhaxhai dhe hallat e mija te firmosin per kete rast pasi ato nuk japin firme sepse pretendojn pjese ne te gjitha pronat.
ju faleminderit.

Qytetari: F.C.
Data: 19 Qershor 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Civile - Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

One Response

  1. Pershendetje,
    Ne momentin qe hapet trashegimia ligjore prane nje zyre noteriale, automatikisht do te dalin te gjithe trashegimtaret ligjore te te dy trashegimlenesve( pra ne kete rast trashegimtaret ligjor te gjyshit dhe gjyshes) dhe kjo deshmi trashegimie duhet te aplikohet per tu regjistruar prane ASHK-se mbrenda 30 diteve ne menyre qe te mos aplikohet me gjobe me pas.
    Dhe ne kete moment mund te beni aplikimet dhe per paisjen me certifikatat e reja te pronesise per gjithsecilin pronar qe eshte aktualisht ne certifikat pronesie dhe per trashegimtaret e tjere, ku tashme do paiseni me nga nje certifikate pronesie vetem me pjesen takuese te pasurise qe i takon gjithesecilit.
    Ne keto kushte xhaxhai dhe halla nqs nuk kane qene antare te familjes bujqesore do marrin aq pjese sa ju takon nga pjesa takuese qe kane pasur prinderit e tyre.
    Ndersa te tjeret qe jane edhe trashegimtare si per shembull ne kete rast babai juaj, i takon te marre pervec pjeses se tij qe ka perfituar nga ligji 7501 edhe pjesen takuese qe trashegon nga trashegimlenesit (nga prinderit e tij) pra ne kete rast nga gjyshi dhe gjyshja juaj.
    Faleminderit,

Lini një Përgjigje