Titulli ekzekutiv

Pershendetje,
Ne nenin 510 te Kodit te Procedures Civile parashikohet se titull ekzekutiv jane edhe aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla. Ne kete rast, a mund te konsiderohet titull ekzekutiv nje deklarate mes dy subjekteve juridike ku parashikohet se njeri subjekt i detyrohet nje subjekti tjeter nje shume te caktuar to hollash? Permes ketesaj deklarate, a mund te vihet ne levizje permbarimi per permbushjen e detyrimit te ketij subjekti? Ju faleminderit

Qytetari: J.N.
Data: 20 Prill 2021, Kategoria: Tituj ekzekutive

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Per t’i dhene pergjigje pyetjes tuaj eshte i nevojshem me shume informacion lidhur me dokumentin noterial ne fjale. Referuar Kodit te Procedures Civile, perbejne tituj ekzekutiv, dokumentet noteriale te cilat permbajne detyrim ne te holla. Eshte e rendesishme qe nga anaiza e dokumentit noterial, pavaresisht termit (apo titullit) te perdorur nga noteri, ai te mos jete ne te vertete nje kontrate, pasi nese rezulton psh. se ka nje penalitet te caktuar, atehere tashme eshte kontrate dhe kreditori mund t’i drejtohet gjykates vetem me padi dhe jo me kerkese per leshim te urdherit te ekzekutimit.
    Nese plotesohen te gjitha kushtet e mesiperme, atehere kreditori ka te drejte t’i drejtohet gjykates me kerkese per leshimin e urdherit te ekzekutimit. Kerkesa behet ne gjykaten e vendbanimit, ose selise se debitorit. Nese gjykata e pranon kerkesen, atehere me Urdherin e Ekzekutimit, kreditori i drejtohet permbarimit per ekzekutimin e detyrueshem te tij.

Lini një Përgjigje