Pershendetje,
Per shkak te gjendjes aktuale ndodhem ne Gjermani bashke me 4 femijet e mi dhe prinderit. Bashkeshorti nuk mundi te vije pasi u mbyllen kufijte, por une nuk jam rezidente. Ne fund te muajit maj me mbaron 90 diteshi-shengenit dhe me 9 qershor me skadon pasaporta. A do te perbejne keto shkelje ligjore ne situaten ku ndodhemi? (p.s jetesen e perballoj me te ardhurat personale dhe nuk punoje etj)
Flm paraprakisht
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ne njoftimin e bere nga ana e Ministrise per Evropen dhe Punet e Jashtme, me date 19 mars 2020, thuhet se shtetasit shqiptar qe e tejkalojne qendrimin e lejuar ne zonen Schengen dhe deshmojne se per shkak te situates se COVID-19, nuk mund te kthehen ne Shqiperi, nuk do te penalizohen. (https://punetejashtme.gov.al/njoftim-per-qytetaret-shqiptare-qe-ndodhen-ne-gjermani-dhe-ne-france/)
Ne cdo rast ju duhet te komunikoni me perfaqesine konsullore shqiptare ne Gjermani, si lidhur me tejkalimin e periudhes se qendrimit, ashtu edhe per perfundimin e afatit te pasaportes. Prane perfaqesive konsullore mund te pajiseni edhe me pasaporte te re, nese bllokimi i kufijve vijon per nje periudhe te gjate.
Faleminderit,