Testi i atesise

Pershendetje,
Une kam bashkejetuar 5 vite me nje shtatase shqiptare dhe nga kjo bashkejetese kemi nje femije prej 1 vit e dy muaj. Une dyshoj qe femija nuk eshte i imi dhe per kete arsye dua te beje testin e atesise.
Si dhe ku mund ta kerkoj berjen e testit te atesise per femijen? Faleminderit,


Qytetari: A. K. Data: 16 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Testi i atesise”

  1. Pershendetje,
    Testi i atesise, ose ndryshe testi i ADN-se qe tregon babin biologjik te femijes, mund te zhvillohet ne cdo klinike private e cila mund te kryeje keto analiza, per sa kohe eshte iniciative private e juaja. Per te bere krahasimin e ADN-se dhe per te pare rezultatet nese ju jeni babai biologjik i femijes duhet te merren kampionet e ADN-se se femijes dhe tuajat. Ne cdo rast, ju duhet te merrni miratimin paraprak te nenes se femijes.
    Ne rastin tuaj, nga sa keni parashtruar ju keni bashkejetuar dhe keni lindur nje femije jashte martese. Ne kete rast, atesia nuk prezumohet dhe eshte dashur te kryhej, njohja e atesise ne menyre vullnetare nga ju perpara nenpunesit te gjendjes civile ose ne menyrat e tjera te parashikuara nga nent 181 dhe 182 te Kodit te Familjes. Ne rast se ju keni kryer procedurat e pranimit te atesise, edhe sikur rezultatet e ADN te dalin ne perfundimin se ju nuk jeni i ati i femijes, sipas nenit 182 paragrafi i dyte, te Kodit te Familjes, nuk mund ta kundershtoni dot ate: “Njohja e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese nuk mund të revokohet edhe sikur të jetë bërë me testament”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet