Testamenti

Pershendetje,

Ne jemi 9 femije dhe bashke me nenen jemi 10 persona, te cilet trashegojme pjesen e pasurise se babait. Nena vdes ne vitin 2006 dhe ne vitin 2018 na del nje testament sikur nena ia ka lene pjeset e saj takuese njerit prej femijeve dhe tek ky testament nena nuk ka as firme dhe as gisht. Nena e merrte pensionin me gisht. Aty kane firmosur dy motrat dhe vellai qe iu eshte lene testamenti. Noterja ku eshte bere ky testament dihet, por nuk jep sqarime.  Si mund ta vertetoj une qe ky testament eshte i sakte? A rregjistrohen ne ndonje zyre shteterore keto testamente ne momentin qe jane bere? Behet fjale ne vitin 2001 ku gjasme nena ime ka pas lene kete testament. Ju faleminderit,


Qytetari: t. b. Data: 27 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Testamenti”

  1. Pershendetje. Zyra publike ku regjistrohen testamentet eshte pikerisht zyra noteriale. Noteri ne momentin qe harton testamentin, ben regjistrimin e tij ne regjistrat perkates, sipas dates, numrit te repertorit dhe koleksionit. Kjo garanton pamundesine per te bere nderhyrje te mevonshme.
    Sipas ligjit, personat perfitues te testamentit, apo edhe persona te trete, ndalohet qe te marrin dijeni per testamentin perpara se te nderroje jete trashegimlenesi.
    Ne rast se ju keni dyshime per vertetesine e testamentit, mund t’i drejtoheni gjykates, me kerkese per pavlefshmeri testamenti.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet