testamenti

nese njeri nga trashegimtaret vdes para trashegimlenesit me pas vdes dhe trashegimlenesi pas qeljes se testamentin kur i takon pjesa e pasurise se trashegimtarit qe vdiq?

Qytetari: D.K.
Data: 15 Qershor 2023, Kategoria: Civile, Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Referuar pyetjes tuaj, ju bëjme me dije se në bazë të Kodit Civil trashërgimi kalimi i pasurise bëhet me ligj ose me testament i pasurise së personit të vdekur, një ose më shumë personave. Ne mungese te testamentit zbatohet trashegimia me ligj,
    Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët, fëmijët e fëmijve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas rradhës të caktuar në këtë Kod. Në rradhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta.

    -Pra duke qene se ka humbur jeten i pari njeri nga trashegimtaret e x, si fillim do te celet trashegimia e tij dhe pasuria e tij do i kaloj trashegimtareve sipas radheve te trashegimit (si me siper cituar), per pasurine e trashegimlenesit x do te veprohet po njesoj, nese ai ka lene testament do te vijohet me celjen e testamentit, nese jo do te celet trashegimia ligjore duke i kaluar pasuria e tij radheve si me siper (pjese nga trashegimia ligjore e personit qe ka nderruar jeten i pari, i kalojne me zvendesim femijeve te trashegimtarit te tij.

    Me poshte dispozita e nenit 361 e Kodit Civil:

    Në rradhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta.

    – Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, është bërë i padenjë për të trashëguar, kahequr dorë nga trashëgimi, ose është i përjashtuar nga trashëgimi, në vend të tij hyjnë me
    zëvendësim fëmijët e tij dhe kur për shkaqet e sipërme nuk mund të jenë trashëgimtarë, vijnë në trashëgim të paslindurit e tyre pa kufizim.

    Në këtë rast, pjesa e prindit që nuk trashëgon, ndahet
    ndërmjet të paslindurve në pjesë të barabarta.Kur përveç bashkëshortit, nuk ka trashëgimtarë të tjerë, të radhës së parë, në trashëgimi thirren
    ata të radhës pasardhëse, të parashikuar në nenin 363 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë, thirren trashëgimtarët e radhës tjetër pasardhëse, të parashikuar në nenin 364 të këtij Kodi.
    Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit.
    Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve të sipërme, trashëgimi i mbetet bashkëshortit pasjetues.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje