Testamenti

Pershendetje!

Motra ime biologjike, e cila ka qene e biresuar qe ne moshen 4 vjece, para vdekjes ka lene nje testament ne te cilin jam e perfshire edhe une. Gjithashtu ne kete testament eshte i perfshire edhe nje person i cili nuk ka asnje lidhje me motren. A mund te konsiderohet i pavlefshem ose pjeserisht i pavlefshem ky testament ne baze te nenit 377 te K.Civil?  Theksoj se ajo nuk ka te paralindur, te paslindur, vellezer apo motra te tjere vec meje dhe nuk ka qene e martuar. Faleminderit,


Qytetari: N. G. Data: 4 December , 2020, Kategoria: Civile - Trashegimia.

One response to “Testamenti”

  1. 1

    Pershendetje,

    Testamenti eshte nje veprim juridik i njeanshem, i kryer nga trashegimlenesi, me anen e te cilit ky i fundit disponon pasurine e tij pas vdekjes. Duke analizuar dispozitat e vecanta te Kodit Civil, ne lidhje me testamentin, verehet se vullneti i testatorit nuk eshte plotesisht i lire, por ai “kufizohet” nga disa dispozita, sic eshte edhe neni 377 i Kodit Civil. Ne kuptim te ketij neni, trashegimlenesi mund te disponoje me testament pasurine e tij, ne favor te cdo personi tjeter, vetem kur nuk le te paslindur apo te paralindur, si dhe vellezer dhe motra. Vullneti i testatorit eshte i limituar dhe ai mund te disponoje vetem brenda rrethit te trashegimtareve ligjore.

    Duke qene se ju jeni motra biologjike, ju ligjerisht nuk jeni motra e saj, pasi ajo ka qene e biresuar dhe ne te tilla kushte, vleresoj se testamenti eshte i vlefshem dhe nuk bie ne kundershtim me nenin 377 K.Civil sic ju pretendoni. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet