Testament i pavlefshëm?

Përshëndetje, është lënë një trashëgim nga e ëma për 2 vajzat e saj me testament të noterizuar. Vetëm këta të dy nga tre fëmijë janë konsideruar duke lënë djalin pa trashëgim. A ka djali tani të drejtë të hedhë poshtë testamentin duke argumentuar se fëmijët e tij (pra nipërit e mbesat trashegimilenesit) kanë qenë të mitur kur është noterizuar testamenti?

Faleminderit!

Qytetari: A.B.
Data: 3 Janar 2023, Kategoria: Civile - Trashëgimia, Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Përshëndetje.
    Rasti që ju parashtroni i referohet institutit të së drejtës i quajtur si “rezerva ligjore” neni 379-380 I Kodit Civil. Rezerva ligjore kufizon vullnetin e trashëgimlënesit me synimin për të mbrojtur interesat e kategorive të caktuara të trashëgimtarëve ligjorë, ku përfshihen fëmijët e mitur të testatorit, ose të paslindurit e tjerë të mitur pa kufizim. Në rastin tuaj, nëse në momentin e çeljes së trashëgimisë testamentare, rezulton se ka trashëgimtare ligjore të mitur, të cilët do e kishin trasheguar në mungesë të një testamenti, atëherë për pjesën që prek të drejtën e tyre, testamenti është pjesërisht i pavlefshem. Pra ligji parashikon që i mituri që përfiton mbrojtje të rezerves ligjore, ka të drejtë të trashegojë në atë masë që do të kishte trasheguar nëse nuk do të kishte një testament. Pjesa tjeter e testamentit, mbetet e vlefshme. Gjykata është i vetmi autoritet i cili e ka kompetencën, të shrehet për pavlefshmërinë e testamentit.
    Ju faleminderti!

Lini një Përgjigje