Përshëndetje,
Testamenti është shprehej e vullnetit të trashëgimtari, referuar në nenin 372 të Kodit Civil, testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Gjithashtu trashëgimia testamentare është rregulli i përgjithëshëm, neni 317 i Kodit Civil tregon se trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka bërë testament, ose ka bërë vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose kur testamenti është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshëm. Nëse testamenti është i vlefshëm dhe nuk jemi përpara heqjes dorë nga testamenti apo përpara rasteve të pavlefshmërisë të plotë apo të pjesëshme, referuar në dispozitat 403-413 të Kodit Civil, trashëgimtaret e tjerë ligjorë të së njëjtës rradhë apo të rradhëve me poshtë nuk mund të pretendojnë pronësinë nga kjo trashëgimi.
Ju faleminderit!
One Response