Testament

Babai im më ka lene testament gjithe pronate tij ne emrin tim se me mua ka jetuar per gati 30 vjet, vajzen tjeter e ka perjashtuar nga testamenti. ne kohen qe ai e ka bere testamentin motra ime e ka pasur femijen minoren. testamentin e tehoqa tani nga avokati se ashtu kam probleme me pronat. vajza e motres tani qe u hap testamenti eshte ne moshe madhore , a duhet perdorur rezerva ligjore apo une qe jam ekzekutore e testamentinduhet ta fus ate ne trashegimi. faleminderit

Qytetari: A.C.
Data: 22 Dhjetor 2022, Kategoria: Civile - Trashëgimia, Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje,
    Rasti qe ju parashtroni i referohet institutit te se drejtes i quajtur si “rezerva ligjore”.Rezerva ligjore kufizon vullnetin e trashegimlenesit me synimin për të mbrojtur interesat e kategorive të caktuara të trashëgimtarëve ligjorë, ku përfshihen fëmijët e mitur të testatorit, ose të paslindurit e tjerë të mitur pa kufizim. Trashegimlenesi nuk mund te perjashtoje nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë),dhe as të cenojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar.
    Nese ne momentin e celjes se trashegimit, rezulton se fiton te drejten per te trasheguar me zvendesim femia i mitur i femijeve qe perjashtohen nga trashegimi, vajza e motres, e cila do kishte trasheguar ne mungese te nje testamenti, atehere per pjesen qe prek te drejten e saj, testamenti eshte pjeserisht i pavlefshem. Pra ligji parashikon qe i mituri qe perfiton mbrojtje te rezerves ligjore, ka te drejte te trashegoje ne ate mase qe do te kishte trasheguar nese nuk do te kishte nje testament. Eshte gjykata i vetmi autoritet i cili ka kompetence qe te konstatoje pavlefshmerine e nje veprimi juridik, qofte edhe testamenti.
    Ai nuk mund te njihet nese ju dhuroni pjese nga trashegimi, pasi testamenti eshte veprim juridik i njeanshem i kryer nga vete testatori per te disponuar pasurine nje ose disa personave, duke rrespektuar rregullat e parashikuara ne Kod Civil.
    Persa me siper testamenti do te deklarohet i pavlefshem nese ndonjera nga palet legjitime i drejtohet gjykates.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje