Tërheqje padie

Pershendetje,

Do të doja të dija koston dhe proçedurat e tërheqjes së një padie, të cilën e kam bërë në vitin 2018-të, por meqë nuk është hapur asnjëherë si çështje, desha ta tërheq se po më pengon në marrjen e dokumentave të tjera. Kam paditur një rast dhune në vendin e punës (arsim). Faleminderit,


Qytetari: B. G. Data: 28 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Tërheqje padie”

  1. Pershendetje,

    Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Në këtë rast gjykata
    vendos pushimin e gjykimit.
    Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë.
    Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi.(referuar nenit 201 K.Pr Civile ).
    Pra, ju mund ti drejtoheni Gjykates me kerkese per heqje dore nga gjykimi i padise ose nga e drejta e padise. Nuk ka asnje kosto, pervec shpenzimeve sic jane bere deri ne ate moment. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet