Terheqja e vendimit te gjykates

Pershendetje,
A lejohet terheqja e vendimit (e pa prere) prane sekretares se ceshtjes gjyqesore sepse dosja ende nuk ka kaluar tek sekretaria qendrore e gjykates? Faleminderit,


Qytetari: F. V. Data: 17 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Terheqja e vendimit te gjykates”

  1. 1

    Pershendetje,

    Nese vendimi nuk eshte zbardhur akoma, ju keni te drejte te terhiqni dispozitivin e tij prane sekretares qe ka mbajtur procesverbalin e seances gjyqesore ku eshte dhene vendimi. Ne lidhje me te drejten tuaj te ankimit brenda afateve ligjore, mbani ne konsiderate qe ne cdo rast afatet e ankimit te caktuara në nenin 443 te K. Pr. Civile janë të prera dhe fillojnë nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Me njohjen e vendimit gjyqesor te arsyetuar, ju mund te depozitoni brenda afateve ligjore ankimin me argumentet tuaja se pse nuk jeni dakord me vendimmarrjen e gjykates.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet