Terheqja e certifikates familjare

Pershendetje! Per te terhequr nje certifikate familjare nga shtetesja e huaj me gjendjen civile ishte e pamundur, a mund ta kerkoj certifikaten familjare nepermjet gjykates? Pergjigja e shefit te gjendjes civile eshte shkarkoje nga e-Albania, nderkohe qe shtetesja e huaj e martuar ne Shqiperi nuk mund te hape llogari ne e-Albania. Ju lutem per te disaten here me ndihmoni si te veproj? Dua te hap proces divorci dhe nuk po mundem. Disponoj vetem certifikate martese dhe personale. Faleminderit,


Qytetari: V. D. Data: 10 September , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

2 responses to “Terheqja e certifikates familjare”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    2

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni ekzistojne 2 mundesi zgjidhje: 1. Zonja te paraqitet prane njesise administrative ku ka vendbanimin per terheqjen e certifikates familjare; 2. ne rast se nuk ka mundesi per ta shkarkuar nga e-Albania, si dhe Njesia Administrative nuk leshon e leshon certifikaten familjare, gjykoj se gjithsesi mund te depozitoni dokumentat e nevojshem per procesin e divorcit dhe me pas gjykata, pasi te jete caktuar seanca gjyqesore, te urdheroje Njesine Administrative per te leshuar Certifikaten familjare, si prove qe duhet per zhvillimin e procesit gjyqesor. Nje forme tjeter mund te ishte qe avokati juaj (nese keni nje avokat privat), te kerkoje zyrtarisht nga ky institucion certifikaten familjare, ne cilesine e personit i cili ju perfaqeson ne gjykim dhe se ky dokument i duhet ne cilesine e proves gjate gjykimit.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,

    Ju mund te paraqiteni prane zyrave te ADISA-s per te aplikuar dhe terhequr certifikaten familjare. Ne momentin e aplikimit ju duhet te keni me vehte certifikaten e marteses, se bashku me nje dokument identifikimi tuajin.

    Nese keni paqartesi, ju ftojme te komunikoni ne numrin jeshil per keshillim ligjor falas: 0800 10 10 nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet