Te regjistruarit si te papune, a perfitojne nga paketa ndihmes financiare ne kuader te COVID19

Pershendetje,
Ne lidhje me masat financiare te ndermarra nga qeveria, ne kuader te situates me COVID-19 per personat fizike, biznese apo te punesuar, se fundmi eshte bere publik trajtimi financiar i tyre me 40.000 ALL. Pyetja ime lidhet me kategorine e personave, qe gjendeshin te papune qe para shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore dhe qe rezultojne te rregjistrua si punekerkues te papune ne Zyrat e Punes. Ne kete situate me kufizim levizjeje (izolimi), kjo kategori e kane te pamundur te kerkojne pune, qofte edhe ne te zeze apo nga emigracioni, per te siguruar te ardhuara per familjet e tyre.

Nisur nga rrethanat aktuale, ku kjo kategori e kane te pamundur te punojne, a jane keta persona te perfshire ne trajtimin financiar te qeverise? Nese jo, pse dhe a do te perfshihen ne nje moment te dyte? Nese po, si mund te perfitojne? Faleminderit per kohen tuaj!


Qytetari: C. R. Data: 14 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Te regjistruarit si te papune, a perfitojne nga paketa ndihmes financiare ne kuader te COVID19”

  1. 1

    Pershendetje!
    Paketa e ndihmes financiare e miratuar nga qeveria parashikon ndihme monetare vetem per individet qe perfitojne pagese nga statusi i papunesise.
    Sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 254 date 27.03.2020 i ndryshuar me Vendimin Nr. 284 date 10.04.2020, individet qe rezultojne perfitues te pageses te se ardhures nga papunësia ose qe kane aplikuar per kete lloj statusi perpara dates 10 Mars 2020, do të perfitojne nje ndihme financiare qe eshte sa dyfishi i shumes se pageses se zakonshme.
    Perllogaritja dhe shperndarja do të bëhet sipas procedurave te dokumentimit e te shperndarjes nga institucionet e percaktuara sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet