Te drejtat ne bashkepronesi

Jam bashkepronare e prones (shtepi) e fituar pas martese. A ka te drejte bashkeshorti te beje prokure te pergjithshme pa dijenine dhe kunder vullnetit tim per pronen e perbashket? A ka te drejte perfaqesuesi te lidhe kontrate huaperdorje per shtepine pa dijenine time duke e mbajtur fshehur cdo gje? A ka te drejte noterja te noterizoje akte te tilla ligjore me pretekstin se certifikata prones ka dale me nje emer? A ka te drejte edhe mbasi i jam drejtuar sapo kam marre dijeni dhe nuk reagon? Si mund te liroj shtepine para ndarjes se prones i cili eshte nje proces qe do kohe? Faleminderit


Qytetari: X. L. Data: 27 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Te drejtat ne bashkepronesi”

  1. Pershendetje. Ne pyetjen tuaj shtroni disa ceshtje ligjore, te cilat po i trajtojme ne vijim:
    1. A ka te drejte bashkshorti pa dijenine time te beje prokure te pergjithshme pa dijenine dhe kunder vullnetit tim per pronen e perbashket?
    Bashkeshorti ka te drejte te beje prokure te pergjithshme, apo te posacme, me apo pa dijenine tuaj. Eshte e drejte ligjore e cdo personi qe te caktoje perfaqesues, te cilit i kalon pjeserisht apo teresisht te drejta ligjore qe ai i ka.
    2. A ka te drejte perfaqesuesi te lidhe kontrate huaperdorje per shtepine ne bashkepronesi?
    Ne parim po. Kontrata e huaperdorjes eshte kontrate administrimi dhe jo tjetersimi. Pra secili prej bashkepronareve ka te drejten e administrimit te zakonshem per administrimin e pasurise ne bashkepronesi.
    Ne momentin qe ju viheni ne dijeni per kete kontrate keni te drejta ta kundershtoni brenda nje viti nga dita qe eshte lidhur.

    A ka te drejte noterja te noterizoje akte te tilla ligjore me pretekstin se certifikata prones ka dale me nje emer.
    Kontrata e huaperdorjes eshte nje kontrate qe nuk eshte e nevojshme te behet me noter, por mund te behet edhe me shkrese te thjeshte. Nderkohe, prapesimi i noteres nuk qendron, pasi ne rast se kontrata do te ishte shitje, apo dhurimi, ajo do te ishte e detyruar te kerkonte qe te nenshkruhej edhe prej teje, si bashkepronare, persa kohe eshte pasuri ne bashkepronesi, pavaresisht se ne certifikate mund te jete me nje emer.

    A ka te drejte edhe mbasi I jam drejtuar sapo kam marre dijeni dhe nuk reagon?
    Nuk eshte detyre e noteres per te vepruar. Duhet t’i drejtohesh me shkrim dy paleve kontraktore per anullimin e kontrates dhe nese nuk zgjidhet, ke te drejte t’i drejtohesh gjykates.

    Si mund te liroj shtepine para ndarjes se prones e cila eshte nje proces qe do kohe.
    Se pari, ju duhet te paraqiteni prane ASHK dhe te kerkoni qe prona te regjistrohet edhe ne emrin tuaj, ne perputhje me ligjin. Ky eshte hapi i pare per te penguar, cdo veprim juridik transferimi te perhershem. Se dyti, ju keni te drejte, sic ju spejguam edhe me siper, te kerkoni anullimin ne gjykate te kontrates se huaperdorjes, se lidhur pa miratimin tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet