Te drejtat e pasagjereve – kompensim ne rast anulimi te fluturimit

Pershendetje,

Para 2 muajsh kam prenotuar 6 bileta fluturimi ne nje kompani ajrore per itinerarin Rinas – Itali, vajtje ardhje. Fluturimi ishte ne nje nga ditet e javes se dyte te Prillit 2020, por si pasoje e situates me pandemine Covid-19,  ky fluturim nuk u krye. Kompania ajrore nuk na ka njoftuar per anulimin brenda afateve te percaktuata nga autoriteti aviacionit civil. Si rrjedhoje, une kerkova rimbursimin e biletave. Ne llogarine time bankare kaluan vetem taksat aeroportuale, kjo nje shume e barabarte me afersisht 50% te vleres se paguar.

Ju lutem, a mund te me thoni nese kompania ka te drejte te mbaje leket tona ne kete rast? Kerkesa ime kundrejt kompanise ishte rimbursimi i biletave ne vleren e paguar. Faleminderit,


Qytetari: I. B. Data: 14 April , 2020, Kategoria: Mbrojtje e konsumatorit.

One response to “Te drejtat e pasagjereve – kompensim ne rast anulimi te fluturimit”

  1. Pershendetje!
    Ne lidhje me situaten qe gjendeni, sipas pershkrimit te bere nga ana juaj, legjislacioni shqiptar ka parashikuar te drejten per kompesim te pasagjerve te cilet si ne rastin tuaj ju eshte anulluar fluturimi. Kjo situate eshte parashikuar nga dipozitat e Kodit Ajror te RSH, Regullore europiane 261/2004 si dhe Udhezimin Nr. 1 date 26.02.2013 te Ministrit te Transporteve.
    Konkretisht, ne keto akte parashikohet qe ne raste te anullimit te fluturimeve, pasagjeret kane te drejten e kompesimit per shpenzimet e kryera, kompesim i cili behet duke perllogaritur distancat e udhetimit dhe kushtet te tjera.
    Problematika qe ju adresoni ne pyetjen tuaj eshte se keni marre nje rimbursim rreth 50% te shumes se shpenzuar per prerjen e biletave, nderkohe qe per shkak te situates se epidemise se shkaktuar nga COVID 19, fluturimet nga Republika e Shqiperise jane pezulluar/ndaluar. Legjislacioni i fushen parashikon se pasagjeret e humbin te drejten per kompesim ne rast se anullimi i fluturimit eshte shkaktuar nga shkaqe dhe rrethana te cilat jane jashte kontrollit te ketij subjekti (kompanise se fluturimit), si ne rastin konkret me shpalljen e fatkeqesise natyrore ne Republiken e Shqiperise dhe te gjitha kufizimet qe kane pasuar si masa per parandalimin e perhapjes se epidemise.
    Gjithesesi, nese ju e vleresoni ndryshe situaten, ligji parashikon te drejten tuaj per t’u ankuar duke nisur qe nga kompania ajrore, te Autoriteti i Aviacionit Civil e deri prane juridiksionit gjyqesor.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet