Të drejtat e nëpunësit civil

A mundet një individ i cili punon në administratën shtetërore dhe gëzon statusin e nëpunësit civil, të marri pjesë si i ftuar në emisione televizive për të shprehur opinionin, analizën e tij mbi çështje të ekspertizës që ky individ ka? A i lejohet një angazhim i tillë në media, dhe cila është baza ligjore që e shpres/ose ndalon këtë aktivitet?

Qytetari: E.N.
Data: 15 Mars 2023, Kategoria: Administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,

    Mbështetur në neni 44 te Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin Civil”, është shprehur detyrimi i transparencës dhe konfidencialitetit, si më poshtë vijon:

    1. Nëpunësi civil ka detyrimin të ushtrojë detyrën e tij në shërbimin civil me transparencë dhe të sigurojë për publikun e gjerë dhe palët çdo informacion të nevojshëm, me përjashtim të rasteve, kur ai është klasifikuar sekret shtetëror sipas ligjit.
    2. Nëpunësi civil nuk duhet ta përdorë informacionin e mbledhur gjatë ushtrimit të detyrës për qëllime të tjera, jashtë atyre të përcaktuara me ligj. Nëpunësi civil ka detyrimin të sigurojë mbrojtjen dhe mospërhapjen e të dhënave vetjake dhe atyre që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të personave, të mbrojtura sipas ligjit dhe me të cilat njihet gjatë ushtrimit të detyrës.
    Pra përsa më sipër me aturizimin e titullarit të institucionit nënpunësi civil apo personi i caktuar nga titullari për koordinimin dhe mbikqyrjen e informimit të publikut/ mediave, mund të marri pjesë në intervista, emisione televizive për të shprehur opinionin pa cënuar interesat e insititucionit, mbështetur sa më sipër.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje