Te drejtat e mia si person nen hetim

Pershendetje,

Jam nje qytetar i proceduar per vepren penale te “shperdorimit te detyres”, te parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Pasi jam hetuar me mase sigurie arrest me burg, kam rreth 2 vite qe nuk jam pyetur nga prokurori i ceshtjes per rrethanat dhe per faktet per te cilat akuzohem. Cfare mund te bej ju lutem? I kam derguar edhe nje memo, ku i kerkoj qe te pyetem, por deri me tani nuk ka ndodhur asgje. Si mund te veproj ne menyre qe te degjohen pretendimet e mia? Faleminderit,

Qytetari: ..
Data: 27 Qershor 2022, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

2 Responses

  1. Pershendetje !
    Bazuar ne Nenin 34 te Kodit te Procedures Penale parashikohet se Personi nën hetim ose i pandehuri ka të drejtë:
    1.të njoftohet, në një kohë sa më të shkurtër në gjuhën që kupton, për veprën penale për të cilën hetohet, si edhe për shkaqet e akuzave;
    2.të përdorë gjuhën që flet ose kupton ose të përdorë gjuhën e shenjave, si dhe të ndihmohet nga një përkthyes dhe interpretues nëse ka paaftësi të kufizuar në të folur dhe në të dëgjuar;
    3.të heshtë, të paraqesë lirisht mbrojtjen e tij, si dhe të mos u përgjigjet pyetjeve të caktuara;
    4.të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij;
    5.të ketë një mbrojtës të siguruar nga shteti, nëse mbrojtja është e detyrueshme ose nuk ka mundësi financiare për të pasur një mbrojtës, sipas parashikimeve të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi për ndihmë juridike;
    6.të takohet privatisht dhe të komunikojë me mbrojtësin që e përfaqëson;
    7.të këtë kohë të mjaftueshme dhe lehtësi për të përgatitur mbrojtjen;
    8.të njihet me materialet e çështjes, sipas parashikimeve të këtij Kodi;
    9.të paraqesë prova që i shërbejnë mbrojtjes së tij;
    10.t’u bëjë pyetje dëshmitarëve, ekspertëve dhe të pandehurve të tjerë gjatë gjykimit;
    11.të ushtrojë të drejta të tjera të parashikuara nga ky Kod.
    Përpara marrjes në pyetje për herë të parë ose përpara kryerjes së akteve ku prania e tij është e detyrueshme, sipas ligjit, organi procedues e njofton të pandehurin për të drejtat e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, të pikës 1 të këtij neni, duke i dhënë, kundrejt nënshkrimit, letrën e të drejtave në formë të shkruar. Të drejtat dhe garancitë e parashikuara për të pandehurin, zbatohen edhe për personin nën hetim dhe personin të cilit i atribuohet vepra penale, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe, pra referuar pikes 8 ju keni te drejte te njiheni me materialet e çështjes ndaj te ciles ju jeni marr ne hetim.
    Faleminderit.

  2. Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, fillimisht ju shpjegojme se referuar Kodit te Procedures Penale, veprimtaria hetimore e prokurorit rregullohet ne nenin 304 te tij, ku parashikohet:
    “1. Prokurori drejton veprimtarinë hetimore dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që e çmon të nevojshëm.
    2. Ai mund të kërkojë nga policia gjyqësore kryerjen e veprimeve të deleguara posaçërisht, përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurit dhe ballafaqimet, në të cilat merr pjesë i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Në këtë rast policia gjyqësore respekton dispozitat për caktimin dhe pjesëmarrjen e mbrojtësit në veprimet hetimore.
    3. Për veprime të veçanta që duhen kryer në një rreth tjetër, kur nuk mendon të procedojë personalisht, mund të delegojë, sipas kompetencës lëndore përkatëse, prokurorin e atij rrethi. Kur ka Kodi i Procedurës Penale arsye të ngutshme ose shkaqe të rëndësishme, prokurori i deleguar ka të drejtë të kryejë me iniciativën e tij çdo veprim të domosdoshëm për qëllimet e hetimit.”

    Ligji procedural penal ju njeh te gjitha te drejtat tuaja, ne varesi te pozites tuaj procedurale si person nen hetim apo i pendehur ne nenin 34 te tij, duke ju njohur te drejten qe ne cdo kohe te kerkoni te pyeteni nga prokurori dhe te jepni deklarimet tuaja si dhe te njiheni me te gjitha aktet dhe provat qe ndodhen ne fashikullin hetimor.

    Gjithashtu, dua tju sjell ne vemendje edhe garancine shume te rendesishme procedurale qe parashikon ligji procedural penal ne lidhje me afatet e hetimit, referuar faktit qe ndjekja penale ndaj jush vijon qe prej 2 vitesh. Afati i hetimeve paraprake, sipas nenit 323 te K.Pr.Penale, parashikon si vijon:
    “1. Brenda tre muajve nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, prokurori vendos dërgimin e çështjes në gjyq ose pushimin ose pezullimin e saj.
    2. Kur është i nevojshëm autorizimi i procedimit, ecja e afatit pezullohet nga çasti që bëhet kërkesa deri në ditën kur autorizimi i vjen prokurorit.”
    Gjithashtu parashikohet edhe zgjatja e afatit, sipas nenit 324 te K.Pr.Penale, sipas te cilit:
    “1. Prokurori mund ta zgjasë afatin e hetimeve për një kohë deri në tre muaj.
    2. Zgjatje të mëtejshme, secila për një kohë jo më shumë se tre muaj, mund të bëhen nga prokurori në rastet e hetimeve komplekse ose të pamundësisë objektive për t’i përfunduar ato brenda afatit të zgjatur. Kohëzgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet.
    Tej afatit 2-vjeçar, në raste të jashtëzakonshme, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit.
    3. Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve u njoftohet të pandehurit dhe të dëmtuarit.
    4. Veprimet hetimore të kryera pas mbarimit të afatit nuk mund të përdoren.”
    Ju faleminderit.

Lini një Përgjigje